Yamal kokë e këmbë në dashuri

Mediale Vip

Yamal kokë e këmbë në dashuri

Më: 28 shtator 2026 Në ora: 16:35
Yamal me të dashurën

Lamine Yamal është nga ata lojtarë të cilët nuk humbin kohë në fushë por as në jetën private. Kur bëhet fjalë për lidhjet e tij, 19 vjeçari ka qenë gjithmonë në vëmendje të publikut.

Kjo mund të arsyetohet dhe me aktivitetin e tij në rrjete sociale. Falë kësaj, ai nxiti së fundmi reagime në instagram pas disa komenteve.

Ines Garcia, e dashura e futbollistit të Barcelonë, ka krijuar mjaftë kujtime këto javët e fundit, nga momentet romantike në Paris dhe Barcelonë, deri te mbështetja e të dashurit në Wembley, teksa Spanja mposhti Anglinë. Kurse tani, ajo ka vendosur t’i ndajë këto çaste me ndjekësit.

Dhe duket se mbështetja është padyshim e dyanshme, pasi Yamal nuk humbi kohë të linte komente në postimin e saj të fundit jo një herë, por dy.

Yamal shkroi “Çfarë bukurie!” dhe “Gruaja ime, ylli im!!”, poshtë postimit të Garcias.

Nuk është hera e parë që jeta romantike e spanjollit bën bujë në rrjete sociale, por kësaj radhe si duket ai ka rënë kokë e këmbë në dashuri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat