Me një foto intime, Lotina uron Mozzikun për 31-vjetorin e lindjes

Mediale Vip

Me një foto intime, Lotina uron Mozzikun për 31-vjetorin e lindjes

Më: 29 shtator 2026 Në ora: 08:44
Lotina dhe Mozzik

Lotina Haziri ka zgjedhur një mënyrë mjaft të veçantë për t’i uruar 31-vjetorin e lindjes partnerit të saj, reperit Mozzik.

Ajo ka publikuar në Instagram një fotografi nga një moment i tyre privat, duke treguar edhe një herë anën e tyre më të afërt.

Në fotografi, Mozzik shihet i shtrirë pranë Lotinës, ndërsa ajo e ka shoqëruar postimin me një dedikim të shkurtër, por mjaft domethënës: “Krejt çka du prej jetës ton jetën!!!!!”

Image
Lotina dhe Mozzik

Urimi i Lotinës vjen si një mesazh i drejtpërdrejtë dashurie dhe tregon se ajo dëshiron ta ketë reperin pranë saj për gjithë jetën. Postimi ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, veçanërisht për shkak të fotografisë intime dhe mesazhit romantik./Indeksonline/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat