I vogli i familjes Beckham, Cruz Beckham, ndau një foto me nënën e tij, Victoria Beckham në rrjete sociale me mbishkrimin “Po, e rikthyem Posh-in në studio ;)”, duke e bërë të përflitej mundësia se a po rikthehet ajo në muzikë.
Beckham filloi karrierën e saj me grupi e njohur Spice Girls, të cilat pushtuan muzikën e të 90-ve.
Pas ndarjes së grupit ajo ndjeku një karrierë të shkurtër në muzikë, por më pas u fokusua në modë. Marka e saj luksoze e gardërobës “Victoria Beckham”, është aktive që nga viti 2008, dhe po këtë vit pati prurjet më të mëdha.
Victoria nuk ka publikuar muzikë që nga albumi i saj solo, me të njëjtin emër, plot 25 vjet më parë, në vitin 2001.
Por, ndoshta bashkëpunimi në studio me të birin mund të sjell një projekt të ri për të në industrinë e muzikës.