Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Benita Zena, ka realizuar një fotoshooting të veçantë, ku ka tërhequr vëmendjen me stilin dhe paraqitjen e saj atraktive.
E veshur me një kombinim elegant në ngjyrë të zezë, Benita ka vënë në pah flokët e saj të gjata në ngjyrë të bardhë argjendi, të cilat dallohen për një detaj mjaft të veçantë, transmeton “Bota sot”.
Në gjatësinë e flokëve të saj shihen njolla të zeza, ndërsa një tjetër element që bie në sy është emri i saj, i krijuar me anë të flokëve.
Me këtë paraqitje, Benita ka sjellë një stil ndryshe, duke kombinuar elegancën me një element kreativ dhe të pazakontë.