Kim Kardashian: Jam tifoze e madhe e AS Romës

Mediale Vip

Kim Kardashian: Jam tifoze e madhe e AS Romës

Më: 25 tetor 2026 Në ora: 11:00
Kim Kardashian

Kim Kardashian u shfaq në tapetin e kuq në Rome Film Fest, ku prezantoi premierën botërore të sezonit të dytë të ‘All’s Fair’.

E përshëndetur nga fansa entuziastë dhe një mori fotografësh, aktorja dhe sipërmarrësja tërhoqi vëmendjen në Auditorium Parco della Musica me një fustan të guximshëm me printime kafshësh, në stilin e vërtetë Kardashian.

Një anëtar i stafit të saj gjithashtu nuk kaloi pa u vënë re, duke e ndjekur atë në tapetin e kuq me një dritë të fokusuar mbi të, duke transformuar çdo hap në një skenë perfekte

Më tutje ajo tregoi se është një tifozë e madhe e skuadrës së AS Romës, teksa u pyet nga gazetarët atje.

“Unë mbështes AS Roma, jam një tifoze e madhe”, deklaroi Kardashian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat