Mozzik ndan një moment të ëmbël me djalin e tij, Oz

Mediale Vip

Mozzik ndan një moment të ëmbël me djalin e tij, Oz

Më: 30 tetor 2026 Në ora: 12:20
Mozzik

Reperi i njohur, Mozzik, ka ndarë për herë të parë me ndjekësit në rrjetet sociale një moment të ëmbël pranë djalit të tij, Oz.

Përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, artisti ka ndarë një çast të veçantë familjar, ku shihet duke puthur këmbën e vogël të të birit.

Fotografinë, ai e ka shoqëruar me dy emoji, duart e bashkuara në shenjë mirënjohjeje dhe një zemër të kuqe.

Image
Mozzik

Kujtojmë se pak kohë më parë, pas ardhjes në jetë të vogëlushit, ishte partnerja e tij, Lotina, ajo që publikoi fotografinë e parë të reperit me të birin, ku shihej Mozzik duke mbajtur atë në krahë.

Ndërsa këtë herë, vetë artisti ka ndarë një tjetër pamje nga jeta e tij si baba, duke u dhuruar ndjekësve një moment të ëmbël nga ky kapitull i ri në jetën e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat