Ylli televiziv, Kourtney Kardashian ka mohuar thashethemet se ajo dhe bashkëshorti i saj, Travis Barker, po jetojnë të ndarë, duke sqaruar se ato nuk janë të vërteta.
Në episodin e reality show-t “The Kardashians” që u transmetua të enjten, më 5 nëntor, 47-vjeçarja deklaroi se publicisti i saj i kishte kërkuar që të komentonte lidhur me thashethemet, duke i cilësuar si “histori të sajuara”.
“Është sikur po më thotë: ‘Revista thotë se ti dhe Travis nuk jeni më bashkë dhe se po ndaheni.’ Dhe unë i them: ‘Thuaju ta publikojnë.’ Le të shohim çfarë ndodh. Ata e dinë që nuk është e vërtetë.”, u shpreh ajo.
Ajo ia atribuoi thashethemet një videoje në TikTok, duke shprehur habi që kaq shumë njerëz e besuan.
“Dhe njerëzit e besojnë. Është kaq e çuditshme”, tha ajo.