​Meghan Markle dhe Harry pyeten për arrestimin e babait të saj: Pa koment

Mediale Vip

​Meghan Markle dhe Harry pyeten për arrestimin e babait të saj: Pa koment

Më: 6 nëntor 2026 Në ora: 19:55
Meghan Markle dhe Harry

Meghan Markle dhe Princi Harry nuk do të komentojnë publikisht arrestimin e Thomas Markle për posedim të pornografisë së fëmijëve.

Duka dhe Dukesha e Sussex-it nuk do të përfshihen në këtë çështje, raporton Page Six, përcjell KosovaPress. Kur u pyet nga Page Six, një zëdhënës i çiftit u përgjigj shkurt: "Pa koment".

Agjentët federalë arrestuan 82-vjeçarin Thomas Markle sot në qendrën e banimit për të moshuar Maravida në Lakeland, Florida. Ai pritet të dalë para një gjykate në Florida më vonë sonte.

Ndihmësprokurori i parë federal, Bill Essayli, deklaroi se Markle akuzohet për posedim të materialeve që shfaqin abuzim seksual me fëmijë, përfshirë fotografi në të cilat ai shfaqet me të mitur.

Drejtori i FBI-së, Kash Patel, deklaroi se Markle dyshohet se ka vënë në shënjestër fëmijë dhe ka tentuar t'u vjedhë atyre fëmijërinë.

"Duke punuar në koordinim me Departamentin e Drejtësisë, agjentët tanë vepruan me shpejtësi, gjetën materiale eksplicite dhe arrestuan Markle në Florida. FBI-ja do të përdorë çdo burim të mundshëm për të mbrojtur fëmijët", deklaroi Patel.

Thomas Markle përballet me një dënim të mundshëm deri në 20 vjet burg federal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat