Grupi shqiptar Shkodra Elektronike është në turne evropian.
Për bashkatdhetarët në Gjermani, një nga ndalesat është Kornwestheimi pranë Shtutgartit.
Sipas platformës Songkick, grupi do të koncertojë më 27 nëntor në Qendrën e Kulturës dhe Kongreseve “Das K”.
Turneu vazhdon më pas edhe në Europën Qendrore. Platforma GoOut liston koncertin e 2 dhjetorit në Brno të Çekisë, në klubin Fléda.