“Ma mirë në lavanderi se sa Galaxy”, Xheneta ia kthen Zojës pas thumbimit në BBVK

Mediale Vip

“Ma mirë në lavanderi se sa Galaxy”, Xheneta ia kthen Zojës pas thumbimit në BBVK

Më: 13 nëntor 2026 Në ora: 11:00
Xheneta Fetahut

Një përgjigje e Zojës Nushi gjatë darkës me pyetje nga publiku në “Big Brother VIP Kosova” ka nxitur reagimin e Xheneta Fetahut.

E pyetur nëse po kopjon lojën e ndonjë ish-banoreje finaliste, Zoja e mohoi, duke shtuar se nuk qëndron gjithë ditën në lavanderi. Një deklaratë që u duk si thumbim ndaj Xhenetës.

Kjo e fundit nuk e ka lënë pa përgjigje. Përmes një postimi në Instastory, ajo ka shkruar: “Ma mir nlavanderi se sa Galaxy”, duke e kthyer thumbimin me një referencë që duket se i drejtohet Vali Corleones.

Në vazhdim, Xheneta i ka kujtuar Zojës edhe rolin e saj si opinioniste në T7, ku kishte komentuar lojën e saj.

“Paske harru qe e ke komentu cdo dite nT7 si opinioniste”, ka shkruar ajo.

Reagimin e ka mbyllur me ironi: “Vazhdo luj se finalen e ki tgarantume”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat