Në shkollat e Mitrovicës ka vazhduar zëvendësimi i orëve të humbura gjatë grevës së janarit - Bota Sot
Në shkollat e Mitrovicës ka vazhduar zëvendësimi i orëve të humbura gjatë grevës së janarit

Mitrovica

Në shkollat e Mitrovicës ka vazhduar zëvendësimi i orëve të humbura gjatë grevës së janarit

Më: 9 mars 2019 Në ora: 18:57
Në shkollat e Mitrovicës ka vazhduar zëvendësimi i orëve të humbura gjatë grevës së janarit

Sot në shumë shkolla të komunës së Mitrovicës sipas dinamikës së paraparë nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Drejtorisë Komunale të Arsimit, ka vazhduar zëvendësimi i orëve të humbura si pasojë e grevës së personelit arsimor.

Drejtori i Arsimit, Iset Beka, bën të ditur se në shumicën e shkollave të komunës sonë me përjashtim të katër shkollave, kanë mbajtur mësimin sipas planit dhe programit të përcaktuar nga drejtorët dhe personelit në këto shkolla.

Drejtori Beka, theksoi se në ditët në vijim do të mbaj një mbledhje me kryesitë e nxënësve të këtyre shkollave dhe Këshillat drejtuese, në mënyrë që t'i udhëzojnë dhe këshillojnë se pasojat sidomos për nxënësit e klasëve të para, të nënta dhe të dymbëdhjeta janë të pariparueshme.

"Pas vendimit të gjykatës çdo ditë e humbur është arsyetim i kotë dhe shkon në dëm të nxënësve", tha ndër të tjerash drejtori i Arsimit, Iset Beka.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...