Pacolli: Bahtiri do të angazhohet fuqishëm dhe me energji të reja politike

Mitrovica

Pacolli: Bahtiri do të angazhohet fuqishëm dhe me energji të reja politike

Nga: Z.B Më: 5 maj 2019 Në ora: 16:26
Foto nga takimi


Ministër i Jashtëm njëherëshit edhe Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se Aleanca Kosova e Re, Dega në Mitrovicë ka përmbyllur sot punimet e Konventës së V-të zgjedhore, përcjell “Bota sot”.

Pacolli përmes një statusi në Facebooku ka shkruar se pjesëmarrja masovike e 500 delegatëve, konfirmon faktin se AKR-ja në Mitrovicë qëndron larg dhe fuqishëm para subjekteve tjera

Ai tutje ka thënë se Bahtiri, do të angazhohen fuqishëm dhe me energji të reja politike.

Postimi i plotë:

Aleanca Kosova e Re, Dega në Mitrovicë përmbylli sot punimet e Konventës së V-të zgjedhore. Pjesëmarrja masovike e 500 delegatëve, konfirmon faktin se AKR-ja në Mitrovicë qëndron larg dhe fuqishëm para subjekteve tjera. Organet e reja të dala nga kjo Konventë, bashke me kryetarin Agim Bahtiri, do të angazhohen fuqishëm dhe me energji të reja politike, për një të ardhme mê të mirë të Komunës së Mitrovicës, si qytet i bashkuar i një Kosove sovrane e perendimore. Urime Mitrovicë, me AKR-në fuqishëm përpara.
 

Image
Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat