Qytetari nga Mitrovica tregon pse nuk e la Agim Bahtirin ta presë shiritin e një shkolle - Bota Sot
Qytetari nga Mitrovica tregon pse nuk e la Agim Bahtirin ta presë shiritin e një shkolle

Mitrovica

Qytetari nga Mitrovica tregon pse nuk e la Agim Bahtirin ta presë shiritin e një shkolle

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 18:45

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, është penguar ditën e sotme të prenë shiritin e një shkolle të re në komunën e tij.

Ai është penguar nga një qytetar.

“Këtë e kam ba veç me iu hakmarrë Agim Bahtirit se ai më ka premtu dy vende të punës. Më ka premtu në fushatë, kur e pasë fushatën. Unë s’jam me kurfarë partie”, ka thënë qytetari.

E, kryetari i komunës e ka akuzuar Kadri Veselin se kinse ai e ka nxitur qytetarin ta pengojë Bahtirin.

“Unë se kam bërë këto për Kadri Veselin, nuk u kanë këtu puna për PDK-në. Vetëvendosja i bënë këto punë ajo ka qejf me i ba sendet ma të mëdhaja”, ka thënë qytetari.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...