Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar mbrëmë mbi rezultatet e mostrave të fundit për të prekurit me koronavirus në Kosovë.
Pas konfirmimit të 11 rasteve të reja me koronavirus, shumica e tyre janë raste kontakti nga Mitrovica e Jugut.
Në anën tjetër, vlen të theksohet se rasti i parë i konfirmuar në këtë komunë ka qenë me datën 30.04.2020 nga rezultatet e IKSHPK-së dhe që nga ajo datë numri i të prekurve me COVID-19, në këtë komunë ka shkuar në 11.