Bahtiri kërkesë BIK që të lejohet falja e Bajramit në sheshin e Mitrovicës - Bota Sot
Bahtiri kërkesë BIK që të lejohet falja e Bajramit në sheshin e Mitrovicës

Mitrovica

Bahtiri kërkesë BIK që të lejohet falja e Bajramit në sheshin e Mitrovicës

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 14:23
Agim Bahtiri

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, pas lajmit se do të ndalohet falja e namazit të Bajramit, i është drejtuar me një kërkesë myftiut Tërnava për lejimin e faljes së namazit në sheshin e Mitrovicës.

Bahtiri thekson se janë të gatshëm në bashkëpunim me BIK, të bëjnë gjitha përgatitjet e nevojshme që falja e namazit të Kurbam Bajramit të organizohet në sheshin e Mitrovicës duke respektuar rekomandimet e IKShP-së.“Të dashur qytetarë të Mitrovicës, mendoj se kjo është edhe kërkesë e juaja dhe shpresoj të shqyrtohet seriozisht nga BIK-u” shkruan Bahtiri.

Njoftimi i plotë:

Pas lajmit të publikuar për ndalimin e faljes së namazit të Kurban Bajramit në xhamia, sot i jam drejtuar Myftiut të Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, me kërkesë për shqyrtimin e mundësisë së lejimit të faljes në sheshin e Mitrovicës.
Pra, na si institucion komunal në bashkëpunim me degën e BIK-ut në Mitrovicë, jemi të gatshëm t’i bëjmë gjitha përgatitjet e nevojshme që falja e namazit të Kurbam Bajramit të organizohet në sheshin e Mitrovicës duke respektuar rekomandimet e IKShP-së për mbajtjen e distancës sociale prej 1.5 metra përmes vendosjes së pikave, bartjes së maskave dhe materialit dezinfektues.

Të dashur qytetarë të Mitrovicës, mendoj se kjo është edhe kërkesë e juaja dhe shpresoj të shqyrtohet seriozisht nga BIK-u.Me respekt,Agim Bahtiri
Kryetar i Komunës së Mitrovicës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat