Ka mundësi që në Mitrovicë ende të ketë mbetje mortore të viktimave të luftës

Mitrovica

Ka mundësi që në Mitrovicë ende të ketë mbetje mortore të viktimave të luftës

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 16:02
Mitrovicë

Anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi, Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione së bashku me përfaqësues nga Komisioni Qeveritar për Persona të Pagjetur kanë vizituar varrezat në veriun e Mitrovicës, ku para disa ditësh pati gërmime për të gjetur mbetjet mortore të të pagjeturve nga lufta e Kosovës. Kryetari i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, Kushtrim Gara, tha se varrezat e myslimanëve në veri të Mitrovicës kanë qenë një nga lokacionet që është trajtuar me prioritetet gjatë këtij viti.

“Varrezat e myslimanëve në veri të Mitrovicës kanë qenë një nga lokacionet që është trajtuar me prioritet gjatë këtij viti, për shkak se brenda hapësirës së varrezave dhe në mungesë të informacionit të saktë mundësia për të gabuar sigurisht se është shumë e madhe, sepse çdo hapësirë në këtë lokacion mund të jetë me gjetje mortore. Sigurisht që ditët në vijim nuk përjashtohet mundësia për t’u rikthyer prapë në këtë lokacion, meqë ka numër të viktimave që vazhdojnë të jenë në listën e personave të zhdukur që në bazë të informatave të familjarëve , nuk përjashtohet mundësia të jenë në hapësirat e këtyre varrezave”, tha ai.

Ai ka apeluar tek banorët e Mitrovicës se nëse haset në mbetje mortore në pjesën kockore dhe që nuk janë varrosur sipas traditës dhe rregullit fetar, të mos lëvizin eshtrat dhe të lajmërojnë institucionet e Republikës së Kosovës.

Ndërsa, Drejtori i Instituti të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu ka thënë se informatat për varrezat myslimane të veriut kanë qenë gjithmonë pozitive.

“Kemi gjetur mbetjet mortore që kanë qenë, do të thotë 25 trupa në pjesë të epërme të këtyre varrezave dhe 48 trupa në pjesën e poshtme”, tha ai.

Gërxhaliu ka thënë edhe se 90 për qind e këtyre lokacioneve janë identifikuar dhe se janë në pritje të analizave të profilit gjenetik.

Sipas tij, pak ka gjasa që puna në këtë lokacion të vazhdojë deri në pranverë, për shkak të kushteve atmosferike si dhe angazhimit tashmë edhe në Serbi dhe lokacionet tjera.

Deputetja Teuta Haxhiu ka pyetur se fakti që disa herë po punohet në këtë lokacion, a nënkupton se informacionet nga Serbia nuk po jepen të vërteta dhe të sakta.

Haxhiut i është përgjigjur Gara.

“Edhe në qoftë se sigurohet një informacion, pa u analizuar në mënyrë të hollësishme, pa përkthye këtë informacion në terren, është vështirë puna në hapësirë të varrezave siç jemi tani sepse mundësia për të gabuar është shumë e madhe”, potencoi ai.

Besa Ismaili, bisedimet teknike të grupeve në Bruksel a ju kanë ndihmuar në gatishmërinë e Serbisë për të ofruar qasje në këto lokacione

Gara ka thënë se me rëndësi është se çështja e personave të pagjetur të vazhdojë të trajtohet me prioritet të veçantë nga të gjitha institucionet.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat