Komuna furnizon fermerët me makina tharëse për bimë mjekësore aromatike

Mitrovica

Komuna furnizon fermerët me makina tharëse për bimë mjekësore aromatike

Më: 13 dhjetor 2016 Në ora: 08:51
Pamje nga takimi

Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Ekonomik, përveç projekteve të ndryshme në bujqësi, blegtori e sektorë të tjerë, për herë të parë gjatë këtij viti ka parapa gjenerimin e vendeve të reja të punës duke realizuar projektin për grumbullimin e bimëve aromatike.

Kështu, duke parë kërkesën e fermerëve, kjo drejtori ka ndarë mjete për të mbështet fermerët me tri tharëse makina tharëse në tri pika të grumbullimit.

Drejtori Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Nasuf Aliu, në takim me fermerët, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka bërë të ditur se projekti për mbështetjen e fermerëve me tri makina tharëse dhe grumbullimin e bimëve aromatike arrin shumën prej 28.320 euro.

Në tri pikat e grumbullimit të këtyre bimëve do të gjejnë punë 33 fermerë, pra nga 11 në secilën pikë grumbulluese.

Drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Ekonomik, Nasuf Aliu ka paraqit para fermerëve punën një vjeçare për finalizimin e marrëveshjes për projektin në bashkëpunim me USAIDIN dhe Agroproduktin. Në këtë takim u bë shpërndarja për fermerët përfitues të tharëseve për bimë mjekësore aromatike.

Kontratat me tre përfituesit e makinave tharëse I ka nënshkruar kryetari i komunës, Agim Bahtiri. Përfitues janë fermerët Nazmi Beqiri, nga Bajgora, Nehat Tahiri ga Vinarci dhe Zymber Samjli nga Suhodolli.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat