Mësohet identiteti i 24 vjeçarit që u hodh nga banesa në Mitrovicë - Bota Sot
Mësohet identiteti i 24 vjeçarit që u hodh nga banesa në Mitrovicë

Mitrovica

E martë, 13 nëntor 2018

Mësohet identiteti i 24 vjeçarit që u hodh nga banesa në Mitrovicë

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 13:07
Media ka marrë vesh që viktima është një 24 vjeçar nga Kukësi, e që quhej Vilson Duraku, por që jetonte me qira në Mitrovicë.

Mbrëmë rreth orës 22:30, Mitrovica u trondit nga një ngjarje e rëndë, ku një i ri mbeti  i vdekur pasi u hodh nga një banesë në qendër të Mitrovicës.

Media ka marrë vesh që viktima është një 24 vjeçar nga Kukësi, e që quhej Vilson Duraku, por që jetonte me qira në Mitrovicë.

Policia akoma nuk ka informacion zyrtar se a ka rënë apo është hedhur për t’u vetëvrarë, mirëpo dihet se viktima kërceu nga kati i gjashtë dhe përfundoi në trotuarin e betonuar afër kafiterisë ‘Zippo’.

Ndërkohë, siç raportoi mbrëmë media,  ai ishte dërguar menjëherë në spital, mirëpo ka qenë e pamundur që të shpëtohej.

Policia gjatë natës së mbrëmshme e konfirmoi vdekjen si pasoje e rënies nga një banesë, duke shtuar se hetimet janë kryer deri në orë të vona të natës.
Ndryshe, ngjarja ka ndodhur në banesën ngjitur me Palestrën ‘Minatori’, e cila është ngjitur me sheshin në qendër të Mitrovicës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test