Shoqata Kulturore Shqiptare “Kosova” nga Freiburgu në Gjermani, ka bërë një shtëpi të re një familje nga Mitrovica.
Arife Çitaku me gjashtë fëmijët e saj është bërë me shtëpi të re dhe çelësat e saj ia ka dorëzuar kryetari i shoqatës Rasim Krasniqi bashkë me kryetarin e Mitrovicës Agim Bahtiri.
Krasniqi tha se shoqata “Kosova” nga Freiburgu, ashtu edhe si shoqatat tjera të shqiptarëve në diasporë po e kryejnë obligimin e vet qe ka ndaj atdheut dhe po bënë përpjekje ëë sado pak të ndihmojë njerëzit në nevojë.