Punëtorët e Mitrovicës protestojnë për projektligjin për pagat - Bota Sot
Punëtorët e Mitrovicës protestojnë për projektligjin për pagat

Mitrovica

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Punëtorët e Mitrovicës protestojnë për projektligjin për pagat

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 15:40
Punëtorët e Mitrovicës protestojnë për projektligjin për pagat

Punëtorët e komunës së Mitrovicës kanë protestuar sot për të kundërshtuar projektligjin për pagat, pasi që shërbyesit civilë të nivelit lokal janë të diskriminuar në krahasim me ata të nivelit qendrorë.

Protesta është organizuar nga Sindikata e Punëtorëve të Komunës së Mitrovicës, ku u kërkua nga Komisioni për Administratë Publike si dhe nga Kuvendi i Kosovës që në projektligjin për pagat në sektorin publik të bëjnë sa më parë ngritjen e koeficientit për shërbyesit civilë të komunave.

“Ata thanë se sindikata duhet të jetë më aktive lidhur me të gjitha çështjet që ju përkasin shërbyesve civil në nivel lokal.

Gjatë kësaj proteste fjalën e mori kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Komunës së Mitrovicës, Mehmet Bajrami, i cili shprehi pakënaqësitë e punëtorëve të komunës lidhur me ligjin e ri për paga i cili po diskriminon punëtorët e nivelit lokal krahasuar me ata të nivelit qendrorë.

Po ashtu Mehmet Bajrami, kryetari i Sindikatës tha se kohë më parë u janë drejtuar edhe Ministrisë së Administratës Publike ku i kanë paraqitur pakënaqësitë e tyre për paga mirëpo deri më tani asgjë nuk kanë ndërmarrë.

“Punonjësit e komunës janë decitivisht më të diskriminuarit deri më tani prej gjithë shërbyesve të tjerë të Kosovës, ata sa më parë duhet të kategorizohen në bazë të arsimimit dhe kualifikimeve të tjera, ndërsa rritja e pagave duhet të bëhet në mënyrë lineare e të mos ketë kaq dallime të mëdha, prandaj nëpërmjet kësaj proteste kërkojmë që sa më parë të bëhet korrigjimit i Ligjit të ri të pagave”, ka thënë ndër të tjerash Bajrami.

Përndryshe, gjatë një takimi të realizuar në mes të kryetarit të Sindikatës së Punëtorëve të Komunës së Mitrovicës, Mehmet Bajrami, dhe homologut të tij nga Vushtrria, Ramadan Kutllovci, u tha se Komuna e Vushtrrisë shumë shpejt do të dalë me një qëndrim dhe me një protestë të tillë, presin të na bashkëngjiten edhe komunat e tjera të Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test