Ngushëllime për familjen e nderuar Tahirhaj nga fshati Beleg Deçan

Perkujtime

E martë, 19 mars 2024

Ngushëllime për familjen e nderuar Tahirhaj nga fshati Beleg Deçan

Më: 5 mars 2022 Në ora: 15:10
Ajmone Tahiraj

Lajmi për ndërrimin e jetës së Ajmone Tahiraj më, 2022-03-04 Nëna e anëtarit të nderuar të BISHZ, Zotëri Saim Tahiraj, veprimtar i çështjes kombëtare dhe bashkëluftëtar i heroit Sali Çekaj.

Në emrin e anëtarësisë dhe kryesisë së BISHZ, u shpremi ngushëllime të sinqerta vëllezërve Tahiraj, familjes dhe mbarë farefisit.

Në këto qaste pikëllimi e dhimbjeje për aq sa është e mundur bashkërisht të ndajm e ndihmojm në përballimin e gjendjes shpirtërore për ta forcuar e tejkaluar dhimbjen e pikëllimin e arsyeshëm .

Në jetë e gjatë jetës në natyrë, çdo lindje është fryt i vdekjes.

Nëse këtë e drejtëkuptojm, dhimbjen dhe pikëllimin më lehtë e përballojm.

Rujtshi kujtimet më të mira për Nënen tuaj të nderuar, paqi qëndresen e arsyeshme përherë pranë e kujtofshi e nderofshi përherë jetën dhe veprën e saj si Nanë qëndrestare në kushte dhe rrethana të jashtëzakonshme gjatë jetës së saj në luftë dhe në paqë...

Dheu i Dardanisë i shërbeft si mbulojë e roje përherë gjatë përjetësisë, me Ju qoftë përherë qëndresa e arsyeshme dhe ruajtshi kujtimet e nderimet më të mira për Nanen tuaj të nderuar.

Për BISHZ

Abas Fejzullahi, kryetar & Dr. Sc. Ahmet Xhigoli, anëtar i kryesisë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat