Arsimtarë dhe nxënës të shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë infektohen me COVID 19, nga nesër mësimi kalon online

Prishtina

Arsimtarë dhe nxënës të shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë infektohen me COVID 19, nga nesër mësimi kalon online

Më: 10 mars 2021 Në ora: 18:25
Ilustrim

Në shkollën fillore “Meto Bajraktari”, në bazë të dhënave që ka publikuar Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, del që një pjesë e madhe e stafit të shkollës dhe nxënësve kanë dalë pozitiv në testin ndaj COVID 19.

“Ju njoftojmë që në shkollën tonë, ”Meto Bajraktari” janë konfirmuar nga IKSHPK-ja raste pozitive me Covid-19. Janë 4 mësimdhënës të shkollës, si dhe 8 nxënës dhe 2 punëtor teknik të konfirmuar me Covid-19”, ka bërë të ditur shkolla përmes një njoftimi.

Task Forca e Shkollës, ka mbajtur takim urgjent online dhe sipas rekomandimeve të IKSHPK-së dhe në bazë të udhëzimeve të Protokollit, që të parandalohet shpërndarja mëtutjeshme e Covid-19, është vendosur që nga dita e nesërme, më datë 11.03. 2021, mësimi i rregullt nga skenari A dhe B të kalojë në Skenarin C, për dy javë, pra gjerë më datën 25. 03. 2021.

Gjithashtu Task Forca e Shkollës, që të mos ketë ndërprerje mësimi, ka hartuar planin për vijimin e mësimit online përgjatë këtyre dy javëve.

“Gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit janë të obliguar që të vijojnë procesin mësimor sipas skenarit C në platformat e lartshënuara”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat