Sot pritet të rifillojnë pagesat e granteve për bizneset në Prishtinë, së shpejti edhe pagesat për COVID-19

Prishtina

Sot pritet të rifillojnë pagesat e granteve për bizneset në Prishtinë, së shpejti edhe pagesat për COVID-19

Më: 6 maj 2021 Në ora: 07:49
Foto ilustrim

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se nga sot do të rifillojnë pagesat e granteve për biznese.

Ai përmes një postimi në Facebook, u shpreh se së shpejti do të procesohen edhe pagesat për COVID, nga Thesari i Shtetit.

Ahmeti theksoi se do të mundohen që t’i procesojnë sa më shpejt pagesat për biznese, edhe pse siç tha si ato do të kryhet në grupe, nga 100 pagesa.

“Prej nesër do të rifillojmë pagesat e granteve për biznese pas përfundimit të krejt procedurave administrative.  Do të mundohemi t’i procesojmë sa më shpejtë edhe pse do të kryhen në grupe nga 100. Pagesat për COVID do të procesohen më shpejtë sepse thesari i proceson më shpejtë. Ju faleminderit për mirëkuptimin”, shkruan Ahmeti. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat