Krimi ndaj natyrës nuk ndalet në lagjen Dardania, inspektorët e policia mbyllin sytë

Prishtina

Krimi ndaj natyrës nuk ndalet në lagjen Dardania, inspektorët e policia mbyllin sytë

Më: 21 maj 2021 Në ora: 19:08
Foto ilustrim

Asesi qytetarët  e bizneset nuk po vetëdijësohen, kjo për shkak jo vetëm të mungesës së edukatës, por edhe mungesës së ndëshkimeve nga inspektorët e policia  të cilët  janë neglizhentë.

Mbeturina të ndryshme duke përfshirë edhe ato të ngurta vazhdojnë pamëshirshëm të hedhen në sipërfaqen gjelbruese në lagjen "Dardania' të Gjilanit nga banorët e bizneset e papërgjegjshme, duke dëmtuar sipërfaqen gjelbruese aty. 

Edhe përkundër se qytetearët kanë informuar inspektorët  e zyrtarët  elart komunal e policinë për hedhjet e njëpasnjëshme të mbeturinave nga qytetarët e bizneset në atë pak sipërfaqe gjelbëruese në rrugën Tefta Tashko e Muharrem Ibrahimi tash sa kohë, pos daljes së kot të inspektorëve nuk ka pasur shqiptim gjobash.

Banorët e kësaj pjese  ku edhe gjendet çerdhja  thuajse më e mira në vendin tonë e ndërtuar edhe nga populli amerikan, vazhdojnë të ankohen edhe për parkimin e kamionëve dhe  ndotjen e mjedisit nga ata, por që në fakt  inspektorët e policia vazhdojnë të neglizhojnë ankesat e banorëve, derisa pjesë e këtij krimi  janë edhe zyrtarët policor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat