Vitia takon shoqatën e kiosqeve: Bashkarisht jemi angazhuar që t'i mbrojmë të drejtat e bizneseve të vogla

Prishtina

Vitia takon shoqatën e kiosqeve: Bashkarisht jemi angazhuar që t'i mbrojmë të drejtat e bizneseve të vogla

Nga: A.SH Më: 14 tetor 2021 Në ora: 13:22
Arben Vitia

Kandidati i VV-së për Prishtinë, Arben Vitia, po vazhdon fushatën. Ai ka takuar shoqatën e kiosqeve për të cilët ka thënë se janë angazhuar që t'i mbrojmë të drejtat e bizneseve të vogla.

“Kiosqet do t'ia shtojnë bukurinë qytetit sepse do të investojmë në to dhe do të jenë më të rregullta”, ka shkruar Vitia në Facebook.

Postimi në Facebook:

Me shoqatën e kiosqeve jemi takuar edhe më parë. Bashkarisht jemi angazhuar që t'i mbrojmë të drejtat e bizneseve të vogla.

Sot diskutuam për shumë çështje dhe u pajtuam edhe njëherë se do ta kenë mbështetjen e plotë në çdo kërkesë të drejtë e ligjore. Kiosqet do t'ia shtojnë bukurinë qytetit sepse do të investojmë në to dhe do të jenë më të rregullta.

#bashkëqeverisim

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat