Vitia viziton disa fshatra të Prishtinës: Kanë potencial të zhvillimit bujqësor, do të dyfishojmë subvencionet

Prishtina

Vitia viziton disa fshatra të Prishtinës: Kanë potencial të zhvillimit bujqësor, do të dyfishojmë subvencionet

Nga: A.SH Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 15:19
Arben Vitia

Kandidati i VV-së për Prishtinën, Arben Vitia ka vizituar fshatrat , Bardhoshi, Bërnica dhe Sinidolli.

Ai ka thënë se këto fshatra kanë potencial të madh të zhvillimit bujqësor andaj si komunë do t'i dyfishojmë subvencionet në bujqësi.

Postimi në Facebook:

Fshatrat veriore të Prishtinës, Bardhoshi, Bërnica dhe Sinidolli, kanë potencial të madh të zhvillimit bujqësor andaj si komunë do t'i dyfishojmë subvencionet në bujqësi dhe do të sigurojmë qasje në treg për produktet e tyre.

✅ Komuna e Prishtinës do të ndërtojë një qendër grumbullimi të produkteve bujqësore me vlerë 2 milion euro.

✅ Do të ndërtohen tregje të vogla në disa lagje të qytetit ku bujqit mund të plasojnë produktet e tyre.

✅Do të bëhet zgjerim i rrjetit të ujitjes, duke konsideruar inkuadrimin edhe të ujësjellësit nga Ibri në këtë zonë.

✅Fshatrat do të jenë të barabarta në infrastrukturë me qytetin andaj do riparohen e rregullohen rrugët dhe do ndriqohen ato.

✅Në planin tonë për çerdhe në çdo fshat me 100 fëmijë, do të ndërtohet edhe çerdhja në Bardhosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat