Dëmtohet një gyp në rrugën “Luan Haradinaj”, mbesin pa ujë disa lagje të Prishtinës

Prishtina

Dëmtohet një gyp në rrugën “Luan Haradinaj”, mbesin pa ujë disa lagje të Prishtinës

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 09:20
Ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ka njoftuar se është dëmtuar gypi i ujit me diametër fi 300 mm në rrugën ” Luan Haradinaj”  në Prishtinë.

“Mëngjesin e ditës së sotme është dëmtuar gypi i ujit me diametër fi 300 mm në rrugën ” Luan Haradinaj” në Prishtinë.

Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit të KRU” Prishtina” sh.a. janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me sanim”, njofton kompania.

Pa furnizim me ujë të pijshëm, deri në sanimin e defektit janë lagjja Pejton, lagjja Dardania, një pjesë e lagjes Lakrishte dhe një pjesë e lagjes Kalabria në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat