Arrestohen tre të mitur në Prishtinë, nën kërcënimin e thikës kërkuan 10 euro nga një tjetër i mitur

Prishtina

Arrestohen tre të mitur në Prishtinë, nën kërcënimin e thikës kërkuan 10 euro nga një tjetër i mitur

Më: 3 mars 2022 Në ora: 09:24
Foto ilustrim

Tre të mitur kanë kërkuar 10 euro nën kërcënimin e thikës nga një tjetër i mitur.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë dhe pas arrestimit, tre të miturit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

Prishtinë 01.03.2022 – 09:20. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar të mitur, pasi që të njëjtit nën kërcënimin e thikës kanë  kërkuar 10 euro nga viktima mashkull kosovar (i mitur).

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat