Rama: Qytetarët e Prishtinës duhet ta gëzojnë të drejtën ta ushtrojnë dinjitetshëm fenë

Prishtina

Rama: Qytetarët e Prishtinës duhet ta gëzojnë të drejtën ta ushtrojnë dinjitetshëm fenë

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 07:29
Përparim Rama

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pasi Bashkësisë Islame të Kosovës i është dhënë leja për ndërtimin e Xhamisë Qendrore.

Rama ka thënë se ky proces është shoqëruar me procedura të stërzgjatura, derisa është shprehur se janë të lumtur që këtë proces e kanë përmbyllur sot me lëshimin e lejes ndërtimore.

Procesin e ndërtimit të ‘Xhamisë’ më në fund e kemi vënë në binarët e duhur! Ky proces u shoqërua me procedura të stërzgjatura, me pajisjen e BIK-ut me kushtet ndërtimore në vitin 2017, të cilat u plotësuan me ndryshime më vonë në vitin 2020, kur edhe u pajisën me lejen për sigurimin e gropës së gërmimit.

Qytetarët e lagjeve ‘Dardania’ e ‘Ulpiana’ duhet ta gëzojnë të drejtën të praktikojnë fenë e tyre në mënyrë të dinjitetshme. Andaj, jemi të lumtur që më në fund, këtë proces sot e përmbyllëm me lëshimin e lejes ndërtimore për ndërtimin e këtij objekti fetar!”, ka shkruar Rama.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat