Rama del i sheh korrje - shirjet, por nuk i hipën kombanjës

Prishtina

Rama del i sheh korrje - shirjet, por nuk i hipën kombanjës

Më: 14 korrik 2022 Në ora: 18:24
Përparim Rama

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, sot ka dalë në terren për të parë korrje-shirjet në disa fshatra të komunës që ai udhëheq. Mirëpo i pari i kryeqytetit nuk e ka vazhduar ‘traditën’ e hipjes në kombanjë.

Rama ka postuar disa fotografi në Facebook dhe ka njoftuar se ka përcjellur procesin e korrje-shirjeve të grurit në fshatrat Barilevë e Drenoc.

Ai tha se zhvillimi rural i kryeqytetit vazhdon të jetë prioritet për ta.

“Prandaj do të vazhdojmë t’i përkrahim kultivuesit e kulturave bujqësore në Prishtinë për të maksimalizuar rendimentet e punës së tyre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat