Dita e Gruas, Rama ia jep Osmanit “Hyjneshën në fron”

Prishtina

Dita e Gruas, Rama ia jep Osmanit “Hyjneshën në fron”

Më: 8 mars 2023 Në ora: 13:54
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se është kënaqësi e veçantë ta presë sot në takim presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu.

Takimi Rama-Osmani ndodhi pikërisht në Ditën e Gruas. Kësioj, i pari i Prishtinës ia dhuroi  shefes së shtetit figurën e Hyjneshës në fron.

“Bashkë diskutuam për angazhimin tonë në fuqizimin e grave dhe rëndësinë e përfshirjes së tyre në pozita drejtuese.

Mirëpresim thellimin e bashkëpunimit në këtë drejtim”, shkroi Rama në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat