Ja kush do të jetë në krye të drejtorisë së Investimeve Kapitale, pasi Krenar Xhaferi siguroi ulësen në Kuvend

Prishtina

Ja kush do të jetë në krye të drejtorisë së Investimeve Kapitale, pasi Krenar Xhaferi siguroi ulësen në Kuvend

Më: 17 mars 2025 Në ora: 17:33
Krenar Xhaferi

Krenar Xhaferi ka arritur që të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës pas zgjedhjeve që u mbajtën me 9 shkurt.

Pasi arriti të bëhej deputet, ai ka dhënë dorëheqje nga posti si drejtor i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës.

Burimet e io mësojnë se kjo pozitë i është dhënë, Sokol Havollit.

I njejti ishte kandidat për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit, por nuk arriti që të merrte votat e mjaftueshme për të siguruar karriken.

Mirëpo Havolli nuk ka mbetur pa një post, ai do ta drejtojë drejtorinë e Investimeve Kapitale në Prishtinë

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat