Kompania “Pastrimi” u bën thirrje qytetarëve: Deri më 1 prill keni afat për të paguar faturat e mbeturinave

Prishtina

Kompania “Pastrimi” u bën thirrje qytetarëve: Deri më 1 prill keni afat për të paguar faturat e mbeturinave

Më: 24 mars 2025 Në ora: 13:51
Foto ilustrim

Kompania “Pastrimi” i ka bërë thirrje qytetarëve që të paguajnë faturat e mbeturinave deri më 1 prill. Në njoftim thuhet se nëse s’do bëhet pagesa e tyre, do të procedohen tek Përmbaruesi Privat.

Njoftimi i plotë:

Afati i fundit për pagesën e faturave të mbeturinave është 1 Prill 2025! Pas kësaj date të gjithë klientët të cilët nuk kryejnë obligimet do të procedohen tek Përmbaruesi Privat.

Për të shmangur procedimin tek Përmbaruesit Privat, ju ftojmë të kryeni pagesat e mbetura brenda këtij afati.

 Pagesën mund ta realizoni lehtësisht përmes:

– Platformës eKosova – me letërnjoftim për amvisëri & numër biznesi për biznese

– Zyrave tona të pagesës në të gjitha njësitë operative

– Inkasantëve tanë në terren

Për ata që kanë borxhe të akumuluara, ofrojmë mundësinë e riprogramimit deri në 12 muaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat