Një pjesë e prishtinasve pa rrymë, KEDS-i thotë se pronari i një shtëpie privati i pengoi punimet e defektit

Prishtina

Një pjesë e prishtinasve pa rrymë, KEDS-i thotë se pronari i një shtëpie privati i pengoi punimet e defektit

Më: 5 prill 2025 Në ora: 23:35

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike – KEDS, ka njoftuar se një pjesë e konsumatorëve në Prishtinë janë pa rrymë për shkak të një prishje të kabullit 20 kV në Daljen Rezonanca.

Sipas njoftimit, ekipi i KEDS-it ka dal në vend të ngjarjes dhe e ka gjetur prishjen, por sipas tyre, pronari i një shtëpie i ka penguar punëtorët e kompanisë që ta kryejnë punën e tyre.

“I njëjti person ka thirrur edhe Policinë e Kosovës, e më pas është thirrur edhe Inspektorati i Punës, të cilët i kanë detyruar punëtorët t’i ndërpresin punimet për shkak të zhurmës së makinerisë, pavarësisht se një numër i konsumatorëve aty ka mbetur pa furnizim me energji elektrike”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

Tutje, në reagim u tha se ekipit të kësaj kompanie i është thënë që punimet mund t’i vazhdojnë vetëm gjatë ditës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat