Nxënësit e Shkollës “Prenk Jakova” nga Prishtina, pengohen të kalojnë nëpër Serbi – por mbajnë koncert në zonën kufitare

Prishtina

Nxënësit e Shkollës “Prenk Jakova” nga Prishtina, pengohen të kalojnë nëpër Serbi – por mbajnë koncert në zonën kufitare

Më: 30 prill 2025 Në ora: 22:26
Pamje nga videoja

Nxënësit e Shkollës së Muzikës “Prenk Jakova” nga Prishtina, të cilët ndodheshin në një turne koncertal në Kroaci dhe Slloveni, u përballën me një pengesë të papritur gjatë rrugës së kthimit për në Kosovë.

Pasi udhëtuan drejt Kroacisë përmes Malit të Zi, grupi muzikor planifikoi që rrugën e kthimit ta bënte përmes Serbisë.

Megjithatë, autoritetet serbe nuk i lejuan të kalonin kufirin, duke i kthyer mbrapsht, me arsyetimin se nuk posedonin certifikata.

Sidoqoftë, pavarësisht kësaj pengese, nxënësit organizuan një koncert të improvizuar në zonën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë.

Ata vendosën që të dhuronin një performancë emocionuese, duke kënduar të gjithë njëzëri.

Performanca u prit me duartrokitje nga udhëtarë të shumtë, që prisnin të kalonin kufirin drejt Kroacisë, duke e kthyer një situatë të vështirë në një moment frymëzues.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat