Rama punëtorëve të Kuzhinës Qëndrore: Çdo pjatë që përgatitni është një bekim, garanci që fëmijët tanë rriten shëndetshëm

Prishtina

Rama punëtorëve të Kuzhinës Qëndrore: Çdo pjatë që përgatitni është një bekim, garanci që fëmijët tanë rriten shëndetshëm

Më: 31 gusht 2025 Në ora: 18:23
Foto ilustrim

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në prag të fillimit të vitit të ri shkollor ka zhvilluar vizitë për të falënderuar punëtorët e Kuzhinës Qendrore.

Rama u është drejtuar punëtorëve me fjalët:

“Ju jeni ata që, me mundin, djersën dhe dashurinë tuaj, e ktheni punën në mision.

Me fillimin e vitit të ri mësimor, fillon edhe puna juaj për fëmijët tanë nëpër shkolla.

Çdo pjatë që përgatitni është një bekim, një garanci që fëmijët tanë rriten të shëndetshëm e me buzëqeshje.

Faleminderit juve, drejtorit, menaxhmentit dhe të gjithëve që jeni krah i heshtur, por i pazëvendësueshëm i Kryeqytetit”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat