Gjendet pa shenja jete personi që u raportua i zhdukur në Prishtinë

Prishtina

Gjendet pa shenja jete personi që u raportua i zhdukur në Prishtinë

Më: 21 tetor 2025 Në ora: 21:12
Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka njoftuar gjatë ditës së sotme se është angazhuar në kërkimet për një person të zhdukur në lagjen Velania të Komunës së Prishtinës.

Ai ishte identifikuar si Jashar Jashari.

Mirëpo i njëjti është gjetur pa shenja jete, po në Velani.

Gjetja e trupit të pajetë është bërë nga Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim, e cila më herët njoftoi se janë duke punuar ngushtë me Policinë e Kosovës dhe me institucionet tjera përkatëse.

Vdekja e tij është e dyshimtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat