Lushaku: Shumë shkolla të Prishtinës pa rrymë, kuzhina nuk ka para për bukë të fëmijëve

Prishtina

Lushaku: Shumë shkolla të Prishtinës pa rrymë, kuzhina nuk ka para për bukë të fëmijëve

Më: 27 tetor 2025 Në ora: 18:33
Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, deklaron se Qeveria në detyrë e ka bllokuar buxhetin për Prishtinën dhe për pasojë “shumë shkolla në Prishtinë sot janë pa energji elektrike”.

“Kuzhina e Kryeqytetit nuk ka para për bukën që ua shërben fëmijëve në çerdhe e shkolla, për shkak se qeveria nuk i ka alokuar buxhetin vetanak Komunës së Prishtinës; Shumë investime në shkolla nuk po bëhen për shkak të bllokadës buxhetore ndaj Komunës së Prishtinës!”, shpehet ajo.

Lushaku thotë se “askush nuk ka të drejtë ta bllokojë buxhetin komunal, siç po e bllokon Qeveria Kurti për qëllime elektorale!”.

“Partitë e politikanët me mendësi BLLOKUESE, duhet të përjashtohen!”, është shprehur tutje.

Postimi i plotë:

QEVERIA e ka bllokuar buxhetin për Prishtinën!

Shumë shkolla në Prishtinë sot janë pa energji elektrike, sepse Qeveria Kurti ia ka bllokuar buxhetin Komunës së Prishtinës;

Kuzhina e Kryeqytetit nuk ka para për bukën që ua shërben fëmijëve në çerdhe e shkolla, për shkak se qeveria nuk i ka alokuar buxhetin vetanak Komunës së Prishtinës;

Shumë investime në shkolla nuk po bëhen për shkak të bllokadës buxhetore ndaj Komunës së Prishtinës!

Askush nuk ka të drejtë ta bllokojë buxhetin komunal, siq po e bllokon Qeveria Kurti për qëllime elektorale!

Partitë e politikanët me mendësi BLLOKUESE, duhet të përjashtohen!

Është koha e vazhdimit të zhvillimit të Kryeqytetit me projekte të mëdha dhe jo stagnimit.

Fëmijët e Prishtinës meritojnë investime nga paratë e prindërve të tyre!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat