Rama pret në takim ambasadorin francez

Prishtina

Rama pret në takim ambasadorin francez

Më: 22 janar 2026 Në ora: 11:02
Pamje nga takimi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Oliver Guérot, me të cilin ka diskutuar për forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, përfshirë arsimin, kulturën dhe zhvillimin e qytetit.

Rama në Facebook ka shkruar se partneritetet e qëndrueshme ndërtojnë ura bashkëpunimi dhe hapin mundësi të reja për qytetarët e kryeqytetit.

Postimi i plotë:

Bashkëpunimi me Francën mbetet një partneritet i rëndësishëm për Kryeqytetin dhe Kosovën.

Sot, mirëprita Ambasadorin e Francës në Kosovë, z. Oliver Guérot, me të cilin diskutuam për forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, përfshirë arsimin, kulturën dhe zhvillimin e qytetit.

Partneritetet e qëndrueshme ndërtojnë ura bashkëpunimi dhe hapin mundësi të reja për qytetarët e Kryeqytetit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat