“Nuk paska mbetje arkeologjike”/ Rama njofton punimet në një prej rrugëve kryesore të Kryeqytetit

Prishtina

“Nuk paska mbetje arkeologjike”/ Rama njofton punimet në një prej rrugëve kryesore të Kryeqytetit

Më: 14 mars 2026 Në ora: 16:38
Pamje nga videoja

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar për vazhdimin e punimeve në rrugën “Qamil Hoxha”, si një prej rrugëve më kryesore të qendrës së kryeqytetit.

Punimet në këtë rrugë kishin mbetur në gjysmë për më shumë se një vit, gjë për të cilën Rama e fajëson qeverisjen qendrore.

Por, me rifillimin e punimeve, kryetari i kryeqytetit shfaqet optimist për përfundimin e projektit.

“Pas më shumë se një viti, gjatë të cilit qeveria qendrore kishte bllokuar punimet në rrugën “Qamil Hoxha”, sot i kemi vazhduar punimet.

Nuk paska mbetje arkeologjike. Vazhdojmë” shkroi Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat