Banorët e Bregut të Diellit mbesin pa ujë

Prishtina

Banorët e Bregut të Diellit mbesin pa ujë

Nga: Bota sot Më: 26 nëntor 2026 Në ora: 09:12
Fotoilustrim

Banorët e lagjes Bregu i Diellit në Prishtinë do të mbesin pa furnizim me ujë deri në orën 14:00.

Kjo, për shkak të një rrjedhjeje të madhe të shkaktuar gjatë punimeve në kuadër të projektit DMA ZONA.

Kështu ka njoftuar Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, e cila ka bërë të ditur se rrjedhja është shkaktuar gjatë punimeve nga operatori ekonomik.

KRU “Prishtina” ka kërkuar mirëkuptimin e banorëve për këtë ndërprerje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat