Shkodër/ “Ma bëri ajo ku*va”, të bërtiturat e gruas kur pa burrin të vdekur - Bota Sot
Shkodër/ “Ma bëri ajo ku*va”, të bërtiturat e gruas kur pa burrin të vdekur

Shkodra

Shkodër/ “Ma bëri ajo ku*va”, të bërtiturat e gruas kur pa burrin të vdekur

Më: 24 tetor 2019 Në ora: 12:19
Foto

Shtetasi Arben Ishmaku, 42 vjeç, u gjet mëngjesin e sotëm i vdekur pranë biznesit të tij, konfirmon Top Channel.

Dëshmitarët në vendngjarje bëjnë me dije se bashkëshortja e viktimës kur ka mbërritur në vendngjarje ka bërtitur: “Ma bëri ajo ku*va”.

Policia ka nisur menjëherë hetimet, por ndërkohë nga verifikimet paraprake nuk konstatohen shenja dhune a dëmtime të tjera në trupin e 42 vjeçarit. Pranë trupit të tij u gjet edhe një çifte.

Njoftimi i policisë

Me datë 24.10.2019, në orën 11:15, në rrugën nacionale Shkodër – Bushat, në afersi të një mobilerie  është gjetur pa shenja jete shtetasi A. Sh. vjeç 42, banues në fshatin Melgushë, Shkodër

Nga  verifikimet paraprake nuk konstatohen shenja dhune a dëmtime të tjera.

Grupi hetimor po punon  për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat