Vritet një 23-vjeçar në Shkodër

Shkodra

Vritet një 23-vjeçar në Shkodër

Më: 17 gusht 2020 Në ora: 22:45
Ilustrim

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen “Qafëhardhi” në qytetin e Shkodrës.

Pas një konflikti të momentin, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri ndaj një personi duke e lënë fillimisht të plagosur.

Ai është transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës por nuk ka mundur të mbijetojë.

Shkodër/Informacion paraprak:

Rreth orës 21:55, në lagjen Daniel Matlija, pranë një marketi, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri armë zjarri, shtetasi G.K, 23 vjec banues në lagjen Perash, Shkodër, i cili sapo ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, dhe grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

Forcat e Policisë të DVP Shkodër dhe të FNSh kanë rrethuar zonën dhe vijon kontrolli për kapjen e autorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat