Aksident në Shkodër, dy persona nisen me urgjencë drejt spitalit

Shkodra

Aksident në Shkodër, dy persona nisen me urgjencë drejt spitalit

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 18:30
Shkodër

Një aksident i rëndë mësohet se ka ndodhur në aksin Shkodër-Kryebushat pasditen e sotme, ku janë përplasur me njëri-tjetrin dy automjete.

Si pasojë janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve, të cilët janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Shkodrës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Raportohet se shoferët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë që në vendngjarje ndodhet policia që po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat