Zjarr në banesën e çiftit të moshuar: Burri vdes, gruan e shpëton fqinji

Shkodra

Zjarr në banesën e çiftit të moshuar: Burri vdes, gruan e shpëton fqinji

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 15:56
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një burrë rreth 79 vjeç ka ndërruar jetë si pasojë e zjarrit që përfshiu banesën e tij në lagjen “Salo Halili” në Shkodër.

Policia tha se 79-vjeçari gjeti vdekjen në vend, ndërsa bashkëshortja e tij, ka pësuar djegie, por ndodhet në spitalin e Shkodrës jashtë rrezikut për jetën.

Forcat zjarrfikëse mundën të shuanin flakët, ndërsa grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Një prej fqinjëve të çiftit tregoi për mediat sesi kishte arritur të futej në banesë mes flakëve dhe të nxirrte fillimisht gruan.

“Atë gruan unë hyra dhe e shpëtova. Plasi gazi dhe dola jashtë, nuk munda më”, tregoi ai.

“Për mua kjo është vrasje me dashje, ata janë të vetëm, të pamundur fizikisht”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat