Shkodër, turizmi nis i mbarë/ Fluks në rritje nga alpet deri në bregdet

Shkodra

Shkodër, turizmi nis i mbarë/ Fluks në rritje nga alpet deri në bregdet

Më: 29 prill 2023 Në ora: 19:42
Shkodër

Sezoni turistik, duket se ka nisur më herët për Shkodrën.

Në krahasim me të njëjtën periudhe të një viti më parë, fluksi është disa herë më i lartë. Turistet preferojnë zonat malore dhe monumentet e kulturës në qytet.

“Kemi një rritje të konsiderueshme të vizitorëve, kemi 15 mijë e 520 vizitorë, të cilët kanë preferuar kalanë Rozafa si destinacionin e tyre, ndërkohë që po të krahasojmë të njëjtën periudhë me të një viti më parë, vëmë re se kemi një rritje mbi 20 mijë vizitorë më shumë, në të njëjtën periudhë, u shpreh Besara Podgorica, Drejtoreshë e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, Shkodër.

Në Fototekën Kombëtare “Marubi”, prej vitesh kryesojnë turistët italian, francez dhe gjerman. Për drejtorin Luçian Bedeni, kjo lidhje e fortë mes Marubit dhe perëndimit mbetët historia e fototekës, ekspozitat e çelura në Europë dhe promovimi ndërkombëtar.

“Ne shënojmë diku rreth 14% rritje. Kjo është si të thuash një shifër shumë shpresëdhënëse, e cila i paraprin kështu sezonit i cili fillon në muajin maj deri në muajin tetor. Kemi pasur raste kur italianët kanë qenë në vendin e parë të vizitueshmërisë dhe gjermanët, francezët në të dytë e të tretë. Vizitorët nga Europa qendrore janë ata që e vizitojnë më së shumti muzeun Marubi”, u shpreh Luçian Bedeni, drejtues i Fototekës Kombëtare Marubi.

Sezoni i kaluar turistik për Shkodrën, ishte aq i suksesshëm sa për disa jave me radhë në Theth, Lëpushë dhe Vermosh nuk kishte bujtina lirshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat