Vrau elektricistin në Shkodër, gjykata lë në burg autorin

Shkodra

Vrau elektricistin në Shkodër, gjykata lë në burg autorin

Më: 14 gusht 2016 Në ora: 13:24

Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg’ për Martin Zefin, i cili vrau elektricistin.

47-vjeçari Zefi akuzohet se goditi me thikë punonjësin e OSHEE Zamir Velaj. Ai tha në gjykatë se kishte qenë i dehur dhe në depresion në momentin kur ndodhi krimi.

Ngjarja ndodhi 4 ditë më parë në Shkodër, ndërsa motivet e saj ishin prerja e dritave nga viktima, pasi autori ishte debitor ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

Zefi fillimisht u përfshi në debate me punojësin e OSHEE-së dhe më pas e goditi disa herë me thikë 55-vjeçarin, i cili u dërgua në spitalin e Shkodrës, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.

Ndaj tij rëndojnë akuzat e vrasjes me paramendim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat