Pedagogu në Shkodër lihet i lirë kundrejt 500 mijë lekëve garanci - Bota Sot
Pedagogu në Shkodër lihet i lirë kundrejt 500 mijë lekëve garanci

Shkodra

Pedagogu në Shkodër lihet i lirë kundrejt 500 mijë lekëve garanci

Më: 12 dhjetor 2016 Në ora: 17:05
Pedagogu u arrestua më datë 21 nëntor me akuzën e korrupsionit pasiv.

Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë të lirë pedagogun e historisë Rokin Dabërdakun. Pedagogu u arrestua më datë 21 nëntor me akuzën e korrupsionit pasiv.

Më pas Gjykata e Shkodrës dha masën “arrest shtëpiak” deri sot kur Apeli vendosi lirimin kundrejt garancisë prej 500 mijë lekëve dhe kushtit të mos dalë jashtë shtetit.

Nga hetimet që janë kryer, rezulton se disa pedagogë në Universitetin e Shkodrës kishin krijuar një skemë korrupsioni në dhënie të provimeve, në vlerë monetare që varionte nga 200 në 700 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat