Vazhdon greva e urisë së të përmbyturve në Shkodër, nisin negociatat

Shkodra

Vazhdon greva e urisë së të përmbyturve në Shkodër, nisin negociatat

Më: 26 janar 2017 Në ora: 08:03
Grevistët në Shkodër

Kreu i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura në Shkodër, Albert Tuka, ka hyrë në një marrëveshje gjatë natës me grevistët e urisë që kanë qëndruar pranë prefekturës për të zgjidhur çështjen e dëmshpërblimeve të tyre për përmbytjet e 2010-2011-ës që nuk iu janë paguar nga shteti. Sipas kësaj marrëveshjeje, që shçnon fillimin e negociatave me prefekturën, grevistët edhe janë zhvendosur në një ambient tjetër me ngrohje.

Grevistët janë tetë: Gjon Lasku, Pal Marku, Frrok Kola, Lush Ndoci, Arben Kola, Mhill Guri, Skënder Mhilli dhe Dritan Ndreu.

Image
Grevistët shqiptarë në Shkodër

Dje, Policia e Shtetit krijoi gardh rrotull grevistëve, duke shkaktuar indinjatë; grevistët u mbështetën edhe nga kryebashkiakja Voltana Ademi, që deklaroi nëpërmjet rrjeteve sociale se 'kjo është alternativa e kësaj qeverie për Shkodren, asnjë lek, asnjë fond, asnjë interesim. Në vend të zgjidhjeve për njerëzit, ofrohet dhunë, kordona policie. Të përmbyturit janë në të drejtën e tyre, por diskriminohen hapur nga Edi Rama e qeveria e tij që pas braktisjes po tenton të fuse dhe konfliktin në qytetin më të madh të Veriut, - ka nënvizuar Ademi. -  Meqe ai nuk votohet në Shkodër, hakmerret dhe çon deri në fund trillet e tij. Nuk i ka bërë mirë llogarite. Shkodra dhe shkodranët nuk jane sunduar me polici e forca të armatosura as në ditët me të këqia të diktatures. është koha që ai të reflektoje, të ndryshoje raportin me Shkodrën, duke respektuar në mënyrë të barabartë të drejtat e çdo individ në këtë vend, e të ushtroje detyrimin që ka si kryeministër."

Deputetja e Shkodrës, Jozefina Topalli, po ashtu i ka mbështetur fuqimisht grevistët. "Situata e grevisteve ne Shkoder eshte dramatike,- deklaroi Topalli. - Ne kete te ftohte te eger , ku njerezit kane ftohte edhe neper shtepia , grevistet jane jashte , nen qiell te hapur. Eshte çnjerezore braktisja e tyre ne kete te ftohte te acarte . Greva kerkon kushte. Grevisteve i duhet siguruar me urgjence nje ambjent i ngrohte. Shteti e pushteti t 'i siguroje kushtet greves."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat