Shkodër, gjenden një person i vrarë dhe një makinë e djegur - Bota Sot
Shkodër, gjenden një person i vrarë dhe një makinë e djegur

Shkodra

E mërkurë, 24 tetor 2018

Shkodër, gjenden një person i vrarë dhe një makinë e djegur

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 15:14
Ilustrim

Një person i pajetë është gjetur në lagjen Livade, në periferi të qytetit të Shkodrës.

Bëhet fjalë për shtetasin Arjan Ferracaku, i cili dyshohet se është ekzekutuar me armë zjarri.

Shumë pranë trupit të viktimës, është gjetur edhe një automjet i djegur.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të policisë dhe hetuesisë, të cilët po punojnë për të mbledhur prova dhe zbardhur krimin e rëndë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test